Zjarr te shtëpia, gazetari i RTK-së: Dikush ia vuri flakën me m’frikësu, s’ia arrijnë qëllimit
Alban Selimi, gazetar në RTK, ka njoftuar për një ‘kërcënim’ që ai tha se i është bërë me qëllim që ta frikësojnë. Selimi tregoi se dikush ia vuri flakën garazhës së shtëpisë së tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.I njëjti ka publikuar edhe fotografi nga garazha, dera hyrëse e të cilës është djegur dukshëm.“Dikush ia vuni flaken; me m’frikesu. S’ia arrijne qellimit!”, shkroi ai në Facebook. /Reporteri.net/.