Zyrtare: Enver Hoxhaj kandidat i PDK-së për kryeministër
Partia Demokratik e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare kandidat për kryeministër do të ketë kryetarin në detyrë të kësaj partie, Enver Hoxhaj. Kështu ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismai
“Nga qeveria Hoti-Kurti kemi pasur dështime të njëpasnjëshme. Ishte vit i rëndë për shëndetësinë dhe personelin shëndetësor. Ndonëse në vijën e parë të frontit në përballje me pandeminë, ata nuk patën përkrahje nga asnjëra Qeveri, duke i lënë të vetëm, si personelin shëndetësor, ashtu edhe pacientët, në këtë betejë të vështirë. Jam i lumtur të shpalosi vendimin tonë se kandidat për kryeministër i PDK-së, është Enver Hoxhaj”, tha ai.
Ismaili tha se Hoxhaj ka një karrierë të bujshme në politikë, dhe se PDK hynë në zgjedhje me një program të qartë