Zyrtari i LDK’së i quan adoleshentë deputetët e Vetëvendosjes
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar pas britmave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kërkonin largimin e Driton Selmanajt nga seanca.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj i ka quajtur adoleshentë deputetët e VV’së, derisa për skenën e sotme, ka thënë se kanë faj votuesit.
“Nuk kanë faj deputetët e LVV-së, sepse të tillë janë dhe nga lëkura nuk mund të dalin … fajin e kanë votuesit që ua mundësojnë këtyre adoleshentëve t’i shndërrojnë institucionet tona në arenë cirku!”, ka shkruar Gecaj