𝗡𝗷𝗲̈ 𝗲̈𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗿 𝗲 𝗸𝗮𝗵𝗺𝗼𝘁𝘀𝗵𝗺𝗲 – 𝗨𝗖̧𝗞 𝗻𝗲̈ 𝗣𝗮𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝗸

Pashtriku nuk është vetëm një mal. Ai është një pjesë e historisë sonë kombëtare dhe një dëshmi e gjallë e luftës për liri. Në shtigjet e tij të ashpra e në bjeshkët e mbuluara me borë kaluan luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shkruar me sakrificë një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë sonë.
Këto bjeshkë mbajnë kujtimin e betejave të përgjakshme dhe të shumë dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës. Çdo shteg i Pashtrikut ruan gjurmët e atyre ditëve dhe mbetet simbol i qëndresës, guximit dhe sakrificës.
Një ëndërr e kahmotshme e shumë luftëtarëve dhe qytetarëve është që një ditë në Bjeshkët e Pashtrikut të vendosen përherë tri shkronjat e arta UÇK, si një monument i përhershëm në nderim të luftës çlirimtare dhe të atyre që dhanë jetën për liri.
Pashtriku e meriton. Historia e meriton. Brezat që vijnë e meritojnë ta shohin këtë simbol krenarie në Bjeshkët LEGJENDARE TË PASHTRIKUT.