Infermierja e QKUK-së kritikon partitë: Qe 11 muaj jam në vetizolim, kur po ju shoh në tubime po më dhemb shpirti

0

Infermierja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shqipe Kadriu, ka kritikuar partitë politike të cilat po mbajnë tubime në kohë pandemie.Infermierja thotë se që 11 muaj ndodhet në vetizolim, ndërsa kur po i sheh tubimet e partive politike po i dhemb shpirti. Rruga e vetme që bënë ajo thotë se është për të shkuar në punë, në market dhe në banesë.

Postimi i saj i plotë:

Gati 11 muaj nuk kam takuar familjaret e mi, miqte e mi…qe 11 muaj jam ne vetizolim..E vetmja rruge qe bej qe 11 muaj eshte pune& shitore & banes..vetem qe te mos infektohem dhe eventualisht te mos e infektoj askend( pasi qe ne cdo dite pune jam kandidat potencial me qen me covid) vetem tju sherbej pacienteve..cdo sakrific e imja si duket askujt nuk I le pershtypje..andaj kur po ju shoh ne keto tubime po me dhemb shpirti…faleminderit populli im qe jeni kaq egoist dhe po” kujdeseni”per vete!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *