Arrestohen dy persona në Prizren, kundërshtuan policinë për gjobat anti-COVID
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, pasi që të njëjtit pas shqiptimit të gjobave për moszbatim të ligjit anti Covid -19 kanë kundërshtuar zyrtarët policorë. Me vendim te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.