Lista zyrtare e kandidatëve të PDK-së për Kuvendin e Prizrenit

0

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren ka publikuar emrat e kandidatëve për Kuvend. “Lista e kandidatëve të PDK-së në Prizren është e larmishme dhe përfaqëson të gjitha kategoritë sociale të qytetit, lagjeve, rretheve dhe nëndegëve, ka njerëz me vlera profesionale, me të kaluar dhe histori heroike dhe është zëri i qytetarëve që duan të dëgjohen, përfaqësohen dhe të përfshihen!”.“Lista jonë është përpiluar në bazë të kritereve të para caktuara në Kryesinë e Degës dhe shumica e emrave në listë janë propozuar nga Kryesitë e Nëndegëve nga ata vinë, me përkrahje maksimale nga lagjet, qytetarët, aktivistët e anëtarët e PDK-së.”
“Kjo është lista fituese, këta janë emrat që përfaqësojnë Prizrenin, këta janë ekipi më i mirë në garë, këta përfaqësojnë vizionin për qytetin që duam”.“Me Kandidatin më të mirë për Kryetar Z. Shaqir Totaj, Shefin e Shtabit Z. Kujtim Gashi, me listën e mrekullueshme të Kandidatëve për Kuvend dhe me një ekip të madhe prapa nesh që po punon pa rreshtuar, fitorja është e sigurt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *