Çaste poetike me poetin:- Engjëll I. BERISHA

LUMI DIGJET DERI TE KËMBËT E SAJ
—————————————————-
Ç’bën aty, moj vashë te lumi
moj vala sapo zgjuar nga gjumi
shtatin e lidhë me shkëmbin
kush ta ndjek ty fërkemin!?
Ti moj sy zjarr, pse bëhesh ngjalë
ku e lan ti trupin, në cilën valë?
Pse moj, pse të dridhet shtati
a nuk të ka zënë meraku!?
Po deshe, murosu, bëhu tokë
kush e ndalon ujin, mbi ty të kalon
mos e fsheh trupin, largoi ata flokë
se gurra e jote, dikë po e shpon
si s’i trembesh erës, si nuk i flet
a nuk e di se shpirti, di të pëlcet?
Shiko vashë, qielli bëhet urë
kalo këndej, mos i ve zemrës gurë
/QendraPress/