PDK-ja shpalosë programin arsimore para shumë mësimdhënësve

Në kuadër të fushatës elektorale sot,PDK–ja,ka shpalosur pjesë programore të arsimit që i ka në programin e sajë qeverisës të PDK-së. Fillimisht, për një pjesë të këtij programi deputetja Luljeta Veselaj Gutaj, ka folur për pjesët programore të arsimit me fokusim në reformat arsimore. Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit Shaqir Totaj sot,para mësimdhënësve shpalosi programin e PDK-së duke potencuar se prioritet do ti jepet kuatitetit në arsim e me veçanti do të jetë prioritet edhe fakti se tashmë do të krijojmë sa më shumë rregull në arsim e nuk do të ketë parregullsi me të cilat është përballur arsimi këto katër vite fundit, ka theksuar mes tjerash kandidati Totaj.
Derisa Enver Hoxhaj, me këtë rast tha se u befasova për të mirë me një program kaq të thukët që ka Shaqir Totaj, për arsimin, Nga të gjitha programet besojë ky program më i mirë që do të trajtojë mësimdhënësit që do të bëjë si kryetar Shaqir Totaj. Ajo që është parësore dhe me rëndësi është fakti se Totaj ka zgjedhur me program bashkëpunimin me drejtor e menaxher shkollash, Unë jam gjatë i lidhur me arsimin kam qene edhe ministër i arsimit, por program më të mirë se ky i Shaqirit nuk kanë dëgjuar andaj jepni përkrahje këtë program sepse kjo është pjesë më ndritr e së ardhmes,tha ai.
Kurse mësimdhënësit pas këtij debati u shprehen të kënaqur më programin qe shpalosi ky subjekt politik .