PADREJTËSITË E SHTETIT NDAJ “FËMIJËVE” TË VET-Shkruan ;Hasan HAMËZBALA
Mbi disa padrejtësi të mëdha me të cilat, për një kohë të gjatë, po përballen PUNËTORËT E ARSIMIORË, gjegjësisht mësimdhënësit e të gjitha niveleve të mësimdhënies në shkollimin parauniversitar.
Pas përzgjedhjes së Kosovës në vendin e parë PËR SUNDIM TË LIGJIT në regjion dhe në vend të dytë në botë, dua veç dy fjalë t’i them, duke uruar vetë me vete që të mos merr vesh kush, se, po kam frikë, mos po turpërohet shteti e po e skuqi shtetin tonë, sepse fjala është pikërisht për disa PADREJTËSI TË MËDHA E TË RËNDA që i bën vetë shteti ynë si të thuash kundrejt “bijve të vet” !!! Dorën në zemër, sa u gëzova që vendin ynë paska zënë vendin e parë në regjion e të dytin në botë për sundim të ligjit, aq po pikëllohem për KËTO PADREJTËSI, që po i vuaj unë, e jo vetëm unë, por kategoria e punëtorëve arsimorë, për të cilët po shkruaj, pasi që unë u takoj atyre, i njoh më së miri ata dhe ua di problemet e tyre.
Besoj jemi të vetëdijshëm të gjithë dhe pajtohemi në këtë pikë se aq shumë parregullsi, padrejtësi e paligjësi ka në këtë vendin tonë, saqë po të donte dikush t’i shkruante, do të dilnin libra e libra, me qindra, të formatit të madh, secili prej tyre do të dilte me shumë vëllime, ashtu që jo individi, por as institute të tëra nuk do të mund t’i numëronin ato parregullsi. Prandaj, as unë nuk do ta marrë dot këtë mund. Por…
Duke u nisur nga ato parimet e njohura, që na i mësonin arsimtarët tanë dikur, se: Për konkludime të caktuara duhet gjithnjë të nisemi prej të afërmes kah e largëta dhe prej të njohurës kah e panjohura, dua vetëm të ndalem tek disa padrejtësi tepër të mëdha e tepër të rënda që për një kohë të gjatë po i vuajnë PUNËTORËT E ARSIMIT, gjegjësisht MËSIMDHËNËSIT E NIVELEVE TË NDRYSHME, që në këto vitet e fundit PËRBALLEN ME KËTO PALIGJËSI padrejtësisht dhe në mënyrë të dhimbshme gati pikëlluese, pasi që përballja e tyre ngjan plotësisht si përballja që u është e njohur të gjithëve dhe i thonë “përballja e Davidit me Goliatin” (në njërën anë një ezhdërha, me fuqi të pakrahasueshme, të pakufishme, në këtë rast shteti; dhe në anën tjetër njeriu i thjeshtë e i pafuqishëm fare, që është i detyruar të përballet me të (sepse e drejta është në anën e tij).
Kjo çfarë them tani, në radhë të parë është një absurd i llojit të vetë. Nga e 2015-ta, përkatësisht nga e 2017-a kësaj kategorie punëtorësh u është njohur ligjërisht e drejta të fitojnë SHUJTJEN E NGROHTË (për ditët e punës që bëjnë), RROGAT JUBILARE (për çdo dhjetëvjeçar punë) dhe RROGAT PËRCJELLËSE (për mësimdhënësit kur dalin në pension).
Për habi, këto të drejta ligjërisht të njohura nga ana e shtetit, çuditërisht punëtorët e arsimit të të gjitha niveleve të shkollimit parauniversitar – me vite të tëra nuk mund t’i realizojnë pasi që këtë të drejtë ua shkelë vetë shteti. Refuzon fillimisht DKA-ja, pastaj Inspektorati i punës dhe të gjithë të thonë: “Shkoni drejt e në gjykatë, vetëm përmes gjykatës mundeni…” Tash të mbetet të shkosh tek avokati, ta autorizosh, e ai të ngrisë padi… dhe pastaj a e dini çfarë duhet bërë?… Tani në zhargonin popullor thuhet ”Mëshoj kavallit!” Tani lirisht mund ta blesh një kavall dhe t’ia fillosh t’i biesh me ditë, javë, muaj e vite të tëra… Sepse gjyqi nuk i shqyrton këto padi me vite, dhe ka raste kur personi që ka qenë duke punuar, kur e ka bërë padinë, i vjen koha të dalë në pension, e shqyrtimi i lëndës së tij ende nuk është kurrkund. Ose personat për (3) RROGAT PËRCJELLËSE, të cilat u takojnë atyre që dalin në pension, ka raste kur pensionisti i shkretë këto paga nuk arrin t’i gëzojë kurrë për së gjalli, për të cilat ka ëndërruar sigurisht gjatë, sepse më përpara se t’ia realizojë Gjykata këtë të drejtë, vdekja e rrëmben të shkretin. Sipas të gjitha gjasve, vetë shteti e ka akorduar kështu këtë lojë perfide, që gjykatat me qëllim të mos i shqyrtojnë lëndët, që realizimi i këtyre të drejtave të zvarritet sa më gjatë, që të përfitojnë sektorët e caktuar të shtetit!!!
E tash, nëse dhe ky lloj shteti zë vendin e parë e të dytë në botë për SHTET LIGJOR e SUNDIM TË LIGJIT, atëherë më vjen të dyshoj dhe në botën. Dhe jo vetëm të dyshoj. Këtë botë duhet sharë me plot gojën. Sepse nëse kjo botë luan e bën shaka në këtë mënyrë me popullin më të lodhur në Evropë nga paligjësitë, padrejtësitë e parregullsitë, atëherë ajo botë e meriton të shahet !!!
P:S.: E kur jemi te padrejtësitë e ligjësitë që i shkelë shteti vetë, nuk duhet harruar të përmenden dhe DY LIGJE ABSURDE të bëra kush-di-kur dhe kush-di-nga kush në këtë shtet “ligjor”, sipas të cilave kërkohet që MËSIMDHËNËSIT T’I KENË RRAFSH 15 VJET PUNË PARA LUFTËS NË KOSOVË (MADJE ASNJË DITË MANGU) PËR TË MARRË PENSIONIN E PLOTË… DHE DIPLOMA E TIJ TË JETË E PARA VITI 1990 E JO ASNJË DITË PRAPA KËTIJ VITI, PASI QË AJO DIPLOMË NUK DO T’IA MUNDËSOJË SHPËRBLIMIN PREJ 52 EUROVE QË I TAKON MËSIMDHËNËSIT SIPAS LIGJIT MBI PENSIONET. Të mos i njoh shteti vetë diplomat e veta, është më tepër sesa absurd i llojit të vet…! Dhe s’di me çfarë të drejte ky shtet mund të kërkojë nga vendet tjera t’ia njohë ato diploma të cilat ai vetë nuk ua njeh shtetasve të vet !!! E në pyetjen që një mësimdhënës i nëpërkëmbur kështu nga vetë shteti ia shtronte përfaqësuesit të Entit mbi Pensione se SI dhe PSE nuk më njihet kjo diplomë e Universitetit TONË Publik, ME TË CILËN KAM PUNUAR 22 VJET SI MËSIMDHËNËS? SI KAM MUNDUR ATËHERË TË PUNOJ 22 VJET ME NJË DIPLOMË QË NUK MA NJEH SHTETI, shikojeni përgjigjen absurde: Po, Ministria e Arsimit i ka njohur këto diploma, por Ministria e Punës dhje Mirëqenies Sociale nuk i njeh !!!
Atëherë, ec e mos qesh e mos këndo: “Hajde shtet i sundimit të ligjit, hajde!”
Prandaj, Kosovë e ke zënë me meritë vendin e parë në regjion e të dytin në botë PËR SUNDIM TË LIGJIT!!!
URIME!
Të gjithë atyre që janë për t’ua uruar këtë fitore të madhe të shtetit socialist – URIME!!!
30 tetor 2022 ~ HASAN HAMËZBALA ~