Çaste poetike me poeten;-Fitore HAKLAJ

STUHI
——————
E qetë
E butë
Pa fjalë
E ëmbël
Me sytë plot jetë
Në heshtje
Dëgjove stuhinë
Dhe e prite aty
Në gjoks
Duke biseduar
Ia ktheve shpinën
Sikur valëve të detit
Pastaj e preke me duar
E puthe fort
E stuhia
T’i lëshoi rrezet e diellit
Për të përkëdhelur
Trupin tënd të ftohtë
Me zë të qetë
T’i ofroi lulet
Me to luftoi për ty
Me zërin më të ëmbël
U përkul para teje
E me sytë mbushur
Dashuri
I tha stuhisë
Dua ta kaloj detin
Ato male t’i kapërcej
E të bie aty ku je
Ku je vetëm ti
E ti
Stuhi
Mos harro
Se falë teje
Të njoha…
Stuhi.
/QendraPress/