E premtja poetike me poeten; Gerta Bandilli BECKA

MALLI

/Për të kujtuar Lasgushin në ditën e largimit drejt qiellit, më 12 nëntor 1987…/

——————————-

Syri i bukur që t’u vrenjt

Syri yt që më lëndon

Do më lër a vonë a shpejt,

Do më lerë a shpejt a vonë.

Sapo shpirti m’u dëlir

Shpirti im i nxirë krejt

Do më lerë me pahir

Syri i bukur që t’u mvrenjt

E do mbetem përnjëmend

Varfanjak si mbret pa fron:

Mbretëresha që më çmend

Do më lerë a shpejt a vonë

Do më lerë a vonë a shpejt,

Do më lerë a shpejt a vonë,

Syri i bukur që t’u mvrenjt

Syri yt që më lëndon.

Do më lerë…A! por si

Qoftë ahere ose tani

Do të qaj aq dashuri

Që do humb me mall te ti?

Mua mendja s’m’a kupton,

Mua syri s’ma vështron,

Po fillon edhe vajton,

E kullon, kullon, kullon:

Mall! o mall! që vjen e shkon!

Vjen e shkon e prapë vjen,

Mall që len nga perëndon:

Len e vjen e zien e bren:

Malli mallin me s’e gjen…

/www.qendrapress.com/