E hëna poetike me poeten;Mimoza Deliaj CERANI

Ty nuk të harron simfonia e dashurisë
/Përkushtim për dajën tim/
Pyes habitshëm a shkove për të mos u kthyer kurrë?!
Shkove, por dhimbja nuk pushon dot, sepse ka ende shpirt në ne.
Shkove e të mbuloj ai dhe i zi,por fryma jote amanet ende frymon.
Shkove ,e bashkë me simfoninë e dashurisë që krijove si përjetësi.
Sa zemërthyer ndihem tani,kur veç fizikisht nuk je ,e zërin ta ndej gjithandej.
Sa shumë ke dhënë nga vetja,e sa shumë ke lënë për këtë botë.
Sa shumë na mungon, sa mirësi të mira ke lënë si pavdekësi
Po dëgjojë, sa zemër gjerë ishe e sa dashuri të pafund për njerëzit kishe !
Kujtimet e mia për ty do të jenë një simfoni e dashurisë së paharruar.
Tërësi gjërash të çmuara , kujtimet të bukura , kujtimet të paharruara.
I pavdekshëm je në kujtesën tonë i përbotshmi Dajë
Harrimit do ti themi jo kësaj radhe nuk jemi me ty.
Daja është banor në shpirtin tonë………..
/qendrapress.com/