Çaste poetike me poeten;-Bona SHEHU

VJESHTA PA TY.
————————-
Vjeshta erdhi ngadalë,
me shiun trokitur në xham,
me gjethe që bien pa zë,
si kujtime që s’i mbaj dot më pranë.
Rrugët u mbushën me ar,
era mori aromën tënde,
por unë të kërkoj në çdo hap,
në çdo mbrëmje të heshtur pa fund.
Pemët i zhvesh koha,
qielli vishet me gri,
por më shumë se gjethet që bien,
më mungon ti… vetëm ti.
Kafenë e pi vetëm sot,
dhe filxhani ftohet ngadalë,
se dikur aty pranë meje
ishte një zemër që më ngrohte pa fjalë.
Dhe kur nata zbret mbi qytet,
hëna më pyet: “Pse je zgjuar?”
Unë i them: “Po pres dikë…
që ndoshta s’ka për t’u kthyer më kurrë.”
Vjeshtë pa ty është veç shi,
është një këngë pa refren,
është një zemër që buzëqesh,
por brenda saj… askush s’e di çfarë mban.
E prapë, mes gjetheve të fundit,
ruaj një shpresë të vogël në gji:
se ndoshta një ditë, në këtë vjeshtë,
era do të të sjellë përsëri tek unë… ty.
/QendraPress/