Ministria e Financave jep një lajm të mirë për një kategori të pensionistëve

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka filluar me angazhimin ekipeve mobile për qëllim të lajmërimit të pensionistëve në dhe mbi moshën 85 vjeçare, nëpër shtëpitë/banesat e tyre në regjionin e Prishtinës (LAJMËRIMET NË SHTËPI).

Ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinës (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graqanicës), si pilot-projekt, për të vazhduar më pastaj edhe në regjionet dhe grup moshat më tjera.

Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresën elektronike pensionet.pr@rks-gov.net dhe është e kufizuar vetëm pensionistët që:

a) Janë në apo mbi moshën 85 vjeçare (85+);

b) Janë pensionistë të regjionit të Prishtinës; dhe

c) Kërkesa është paraqitur së paku 7 (shtatë) ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve.

Kërkesa mund të paraqitet individualisht nga pensionisti apo nga çdo preson tjetër që e bën në emër të pensionistit. Kërkesat e tilla janë vlefshme vetëm nëse konfirmohet pranimi i shkresë elektronike, përndryshe kërkesa duhet të përsëritet.

Në kërkesë pensionistët duhet të paraqesin të dhënat si në vijim:

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE