Drejtoria e Shërbimeve Publike  realizon projekte të rëndësishme  për qytetarët.

                

Drejtoria e Shërbimeve Publike  realizon projekte të rëndësishme  për qytetarët, e kom unës së  Prizrenit, edhepse  ka sfida të  shumtë  fianciare për shkak të  përmbaruexsve  që ia marrin mjete e dedikuara për projekte. Tashmë yazhdojnë punimet në rrugën “Ekrem Rexha – Drini” në Lubizhdë të Qytetit, projekt i bashkëfinancuar nga Komuna e Prizrenit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, dhe Ministria e Infrastrukturës.

Drejtori i DSHP-së, Islam Ukimeri, vizitoi vendpunishten në këtë rrugë (600 metra),para një dite, ku ka përfunduar infrastruktura nëntokësore, ndërsa po bëhen përgatitjet për asfaltimin e saj. Investime konkrete për infrastrukturë më të mirë dhe jetë më cilësore për qytetarët!

Po kjo  drejtori ka filluar punimet për rehabilitimin e rrugës “Tahir Meha”, ku tashmë është bërë gërryerja e asfaltit të vjetër, ndërsa në ditët në vijim pritet të shtrohet shtresa e re e asfaltit, që do ta përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit në këtë rrugë, në qendër të qytetit./QendraPress/