Sami Lushtaku viziton Thaçin në Hagë: Ishte i fortë dhe mbante qëndrimin dinjitoz
Sami Lushtaku i shoqëruar nga Rrahman Rama dhe Hisni Thaçi sot kanë qëndruar për vizitë në Hagë ku edhe janë takuar me Hashim Thaçin.Lajmin e ka bërë të ditur vet Lushtaku, i cili ka thënë se Thaçi ishte i fortë dhe mbante qëndrim dinjitoz.“Sot së bashku me Gjeneralin Rrahman Rama e bashkëluftëtarin Hisni Thaçi, vizituam në Hagë mikun tonë, Presidentin Hashim Thaçi. I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!” ka shkruar Lushtaku në Facebook.