Kusari: Është shokuese që Presidentja jonë juriste nuk reagon kur gjakoset një gazetar
Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka kritikuar Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për mosreagim për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.Kusari tha se është shokuese që Presidentja Osmani po hesht, veprim ky që ajo e konsideroi aprovim, shkruan gazeta online Reporteri.net.Sipas Kusarit, kjo është një nga zhgënjimet më të mëdhaja.“Është shokuese, presidentja jonë, juriste me profesion, njohëse e shkëlqyer e të drejtave të njeriut. Ka punuar në Këshillin e Evropës dhe e njeh Konventën më mirë se ndoshta të gjithë në Kosovë e di se kush çka duhet me bo kur gjakoset një gazetar dhe nuk po del me dënu sulmin”, tha ajo.“Për mua është ndër zhgënjimet më të mëdhaja. Heshtja është aprovim”, shtoi tutje Kusari.Ndërkohë, Policia ka identifikuar dhe arrestuar tre personat e dyshuar për sulm ndaj gazetarit Valon Syla. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. /Reporteri.net/.