Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Xhevrije Kurteshi NIMANI

DATËLINDJA

Në datën e lindjes

Tënde

Të qesh apo të qanë njeriu ?!

Të urojmë për lindjen

Apo, të qajmë për ikjen tënde

Të hershme ?!

Asgjë nuk është e përjetshme

Vetëm gëzimi e lumturia,

Është më e shkurtër

Se dhembja dhe kujtimi për ty.

/www.qendrapress.com/