Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në ceremoninë e certifikimit të mbi 40 përfituesve nga programi PowerUp: Digital Career

Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në ceremoninë e certifikimit të mbi 40 përfituesve nga programi PowerUp: Digital Career – program i trajnimeve në shkathtësi digjitale dhe punësim.

Mbështetja e ofruar në këtë program përfshin trajnimin në fushën profesionale të përzgjedhur, sigurimin e një hapësire pune për secilin përfitues, sigurimin e resurseve të nevojshme për ushtrime dhe detyra, mentorim profesional nga ekspertë të kompanive partnere, përcjellje të suksesit të kandidatëve deri tek udhëzimi i tyre për gjetjen e punës praktike ose punësimit.

PowerUp është mundësuar nga Komuna e Prizrenit dhe Help Kosova, ndërsa, implementohet nga Makerspace Innovation Center Prizren së bashku me partnerët e sektorit privat që janë pjesë e këtij programi.