Policia publikon raportin 24-orësh, 46 aksidente e 2259 gjoba trafiku

                  Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, gjobat e shqiptuara dhe personat e arrestuar.Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkohë, janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale.Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave të komunikacionit, ku gjatë 24 orëve janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 259 tiketa trafiku. Sa u përket rasteve të arrestimeve, në këtë periudhë janë arrestuar 11 persona, ndërsa 8 persona janë dërguar në mbajtje .Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.