Fryma poetike e së dielës me  poetin;Shaban PLLANA

NA IKU POETI, ERUDITI, MIKU

(In memoriam për poetin Adem Gashit)

—————————————–

Me daltën e tij të artë të quajtur penë,

Skaliste mjeshtrisht fjalët

Dhe i vinte në varg.

Mendja e tij e ndritur prej eruditi

Ia nxirrte mushtin fjalës

Për ta vënë me ëmbëlsi mjalti në poezi.

Vargu në poezinë e tij

Merrte forcën e gurit

Dhe peshën e fjalës së burrit.

Por shpejt na la e iku

Poeti, eruditi, miku.

/www.QendraPress.com/