Kryetari Totaj;në kuadër të muajit të rinisë,takon Këshillin e nxënësve dhe Parlamentin Studentor të Prizrenit.

Kryetari I komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, në kuadër të Muajit të Rinisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe OJQ-në ISDY, zhvilluam sesion informues për Kartën Rinore Evropiane në Kosovë, ku të rinjtë nga Këshilli i Nxënësve dhe Parlamenti Studentor i Prizrenit u informuan për mundësitë, përfitimet dhe shërbimet që ofron kjo kartë, ndërsa patëm mundësinë ta dëgjojmë nga afër edhe zërin e tyre, nevojat dhe sfidat me të cilat përballen. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, organizatave rinore dhe të rinjve është thelbësor për krijimin e më shumë mundësive për ta. Rinia është forcë dhe pjesë e rëndësishme e zhvillimit të Prizrenit. Do të vazhdojmë të investojmë në informimin, përfshirjen dhe zhvillimin e saj./QendraPress/