E diela poetike me poeten;Katerina BARBIERI

Dashurisë
————————-
Shpirti i renduar dhe pak i ngrysur
ndoshta u bene kohe qe s’te kam pare,
fluturat dhe lulet, sapo janë dirsur
ne prehër te pranverës,si nuse ne te pare
Malli për ty është ,zjarr i ndezur,
puthjet kanë mbetur ne buzën e tharë,
nektari e mjaltë ne pranvere tretur,
un dridhem si gjethja, dridhem e marre
Dashuria është flutur e bardhe pranvere,
me lulet,me simfoninë e zogjve përqafohet,
polenin dhe mjaltin sjellin si atëherë,
si engjëll i pafajshëm horizontit rrotullohet
Ne shtratin e bukur te dashurisë,
petale trëndafili mbi te jane shtruar,
profumi i tyre ne qiellin e lumturisë,
rrëshqasin ne heshtje ne pranverën e lulëzuar !
/www.QendraPress.com/