E diela poetike me poetin;Arben ALLIU

Kur vi tek ti.
——————————-
Kur vij tek ti e këmba prek dheun e vet,
S’eç me fillon një ngrohtësi,
Një rrymë e ngrohtë që me prek
Nga këmba gjêr lart në kokë.
Mê përshkon çdo qelizë të trupit tim.
Rrezet e diellit grumbullohen
E në një në zemrën time bashkohen.
Kur vij tek ti
E shkel te pragu jot,
Kujtoj jetën që kam kaluar
E syri me pikon lot.
Po po lot!
Lot që nuk ndalon
Derdhen pa pushim,
Veç një ujë mua mi lan
Kroi i fshatit tim.
Kur vij tek ti
Tek shtrati i qetësisë,
Muret qeshin e gëzohen
Flasin me mua dhe më thonë!
Mbështete shpinën tek ne,
Të marrim pak aromë.
Kur vij tek ju
Me kërkoni pak rreze
Që dielli t’ju përshkoje,
Kërkojnë t’ju hapsh dritaret
E un të mos mungoj.
/www.QendraPress.com/