64-vjetori i TELEVIZIONIT SHQIPTAR-Shkruan:Asllan BAJRAMI

                   Duke qenë pjesë e këtij institucioni për gati 3 dekada, mund të them me kompetencë se Televizioni Shqiptar ka luajtur një rol të veçantë përsa i përket çështjes së Kosovës dhe çështjes shqiptare në tërësi.

Si pjesë e një redaksie të vogël të ish-Radiotelevizionit të Prishtinës, e ngritur në fillim të viteve ’90-të pranë Radiotelevizionit Shqiptar, në këtë 64-vjetor të Televizionit, gjejë rastin të falënderoj gazetarët, redaktorët, regjisorët, operatorët, montazhierët, teknikët e inxhinierët, punonjësit e Arkivit dhe të tjerët, të cilët nuk kanë kursyer asgjë që kjo redaksi të bëjë më të mirën dhe të jetë në nivelin e përgjegjësive që kishte, për të prezantuar sa më denjësisht dhe gjithanshëm zhvillimet në Kosovë në vitet ’90-të përkatësisht deri në çlirimin e saj nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Mirënjohje për të gjithë brezat e Televizionit Shqiptar. GËZUAR!/www.QendraPress.com/