Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Bruna Gjoni PERVATHI

Eja ti mbledhim bashkë lulëkuqet

———————————————-

Më thuaj nëse të mer malli për mua..

Ti e di se unë në pellgjet e syve gjithmonë të kam mall

Nëshelgun ku e varëm dashurinë e i kthyem shpinën një gjysmë hëne sillet rrotull

Gjysma tjetër i bën dritë kuajve të bardhë që tërheqin zvarrë fatin e të ikurve!

Ti nisu dhe eja ti mbledhim bashkë lulëkuqet..

Edhe pak Maj ka mbetur ..

Edhe pak lagsht pranvere …që i mban çelur

Më pas …..

Më pas një kor me bretkosa do mbajnë zgjuar ciganët me lekurë të zeshkët

Ndërsa unë …..

Unë do të vazhdojë të besoj në dashurinë e zogjve që nuk ikin vjeshtave

Më thuaj nëse të merr malli për mua..

Më thuaj..

Që ti mbledh vetë qershizat e pjekura …

Ndërsa lulëkuqet ti mbledhim bashkë

Në këtë pak Maj të mbetur

/www.QendraPress.com/