Çaste poetike me poeten;Farie BISHA
Lulet tregojnë…
————————-
atë që në të vërtetë janë.
Të gjata, të shkurtra,
të bukura, të fshehta.
Mister i pa koduar.
Qëndrojnë drejtë,
majtas e djathtas.
Ndodh dhe kokën
poshtë ta mbajnë.
Aty rrezikun afër kanë!
Pas një nate të gjatë ftohtësie,
gjejnë energjinë në të tyret rrënjë.
Kur dielli i ledhaton,
petalet hapin.
Ato që rriten mes vështirësive,
lulëzojnë më gjatë.
Kanë një lloj të veçantë vetëdije!
Mrekullia vetë nga duart e perëndive
Vetëm aty këtu, si mburojë
ndonjë gjëmb në trup kanë…
Ndërsa për lulet shkruaj,
kurmin i një gruaje në imagjinatë
duke e pikturuar jam.
Farie Bisha Emmenbrücke 2024 /www.QendraPress.com