Talenti shqiptar,kosovar i Baselit kërkohet nga Interi, Juventusi, Barcelona e Bayerni
Agon Rexhaj, kampion i Zvicrës me skuadrën e Baselit U19
Agon Rexhaj është vetëm 17-vjeçar dhe ende nuk është emër i madh në publik. Por emri i talentit të Baselit nuk është më sekret. Klube si Interi, Juventusi, Barcelona dhe Bayern Munichu, kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e tij. “Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se Interi është ekipi më serioz për ta transferuar në skuadër.Rexhaj ka kontratë me Baselin deri në verën e vitit të ardhshëm. Por, mediumi italian ka shkruar se skuadra e Serie A ka arritur marrëveshje me talentin shqiptar dhe transferimi pritet të finalizohet së shpejti. Rexhaj u lind në mars të vitit 2007. Ai ka shënuar dhjetë gola në dhjetë paraqitje për grupmoshën U17 të Baselit në edicionin e kaluar. Po ashtu e fitoi kampionatin zviceran me U19 të Baselit, ndërsa ka kontribuuar në kualifikimin e skuadrës në “UEFA Youth League”.
Futbollisti i krahut u transferua te Baseli në verën e vitit 2022, pasi më parë ishte paraqitur te Luzerni.