Fryma poetike e së dielës me poeten:-Merita GRUDA

Një ditë dhe ne do të biem kështu,

si ky pluhur, mbi orenditë

një dorë do të na fshijë, bezdisur,

pa kuptuar ç’peng na tërheq në dritë

Fati ynë i pashmangshëm, ky pluhur,

por prit!

Kohë për të rënë ka gjithmonë

për të qëndruar, veç tani.

/www.QendraPress.com/