Rinovohen banesat që janë të dedikuar për familje dëshmorësh dhe raste sociale ne Petrovë
Kryetari i komunës Shaqir Totaj,nënkryetari Kujtim Gashi, bashkë si dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Rasim Demiri bashkë me stafin kësaj drejtorie vizituan vend punishten gjatë renovimit të ndërtesës që do të shërbej për raste sociale në Petrovë – projekt i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale pas disa dëmtimeve që kanë pësuar ndërtesa numër 2 dhe rifillimi i renovimit të tërësishëm nga ndërtesa numër tre. Me këtë rast kryetari Totaj tha se komuna është një gamë e gjerë e angazhimeve dhe dua të falënderojë Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies , që tashmë këtu ka bërë investime që këto ndërtesa të riparohen që sa më parë të ju jepen në përdorim familjeve e që më së shumti kanë bërë për Kosovën. Drejtori Rasim Demiri me këtë rast tha se duke pa nevojën e ngutshme që këto ndërtesa të rinovohen ne kemi filluar renovimin këtu. Kurse pas kësaj do të formojmë një komision përkatës i cili komisi0n pastaj do të ndajë këto banesa që nuk janë të ndara, kurse ato ndarat do të iu jepen në përdorim atyre që iu kanë vendimet .Besojnë ë në afatin sa më të shpjet këto do të riparohen tha ai. Kurse zyrtari nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Bashkim Rakaj tha se jemi ne përfundim të renovimit ët banesave të këtij blloku dhe po besojmë se shume shpejtë do të përfundojmë, ku investimi i drejtorisë është 282 mije euro . Kurse ndërtesa numër tre ku do të kushtojë rreth 400 mije euro Investimet në këto blloqe ndërtimi ishin nevojë e domosdoshme u tha me ketë rast