Çaste poetike me poeten;-Klara SHEHU

Grua e dashuruar

———————————

Kur nata bie mbi sokak.

Pas dritares nuk pret gjatë.

Vështron hëna me merak.

Pranë i vjen në mesnatë.

Si në ëndërr mbyll sytë.

Hëna dritën nis pikon.

Me rrezet e saj të argjentë.

Plot dashuri e përqafon.

Shpirti i dashuruar shkëlqen.

Nga rrebeshi pranverorë.

Me shumë ngjyra nis e end.

Trupin e saj si një kurorë.

Përqafuar dhe pa zhurmë.

Dashuria nis lodron.

Derdhen puthjet porsi lumë.

Dhe pushojnë kur agon.

/QendraPress/