Çaste poetike me poeten;- Ajete POVATA

Hap valixhe, mbyll valixhe…

——————————————

Buzëqeshja zë i mbyllur

Bota plot me njerëz

Një arkë e vogël

Shumë monumente gëzimi

Valixhe udhëtimi

Rrugës nuk i dihet

Çfarë ankthi ky

As me hapa të trenit nuk mbërihet…

Hap valixhe

Mbyll valixhe

Kjo hare me shumë skena

N’grumbull letrash

Humb Shekspiri në bedena…

Natyra tha

Bota kokërr molle

Shpirti është liri

Zemra gur

Mitet kuzhinë gjelash

Tragjedi me brirë…

/www.QendraPress.com/