Fryma poetike e së dielës me poeten;-Flora Mezini BOJA

Thirrja e Shqipes,,
——————————-
Kush e tha që Shqipëria nuk bëhet?
Kush e tha se qetësia nuk do të vijë?
Shqiponja jonë me krah të fortë po fluturon ,
Një thirrje në çdo derë tani po dërgon .
Ajo fluturon mbi fusha e male,
Kapërcen dete e oqeane pa mbarim,
Po fluturon si zgalem ,
Për t’i sjellë në këtë kohë të trazuar vajzat e djemtë
Të gjithë do i sjellë në vendin tim .
Shumë herë të kam thënë,
Thirri bijtë e tu moj Nënë,
Thirri pra moj Shqipe
të gjithë nji e nga nji,
Të mbajmë lart me krenari flamurin tonë kuqezi
Bijtë e tu me hap të shpejtë do të vijnë,
Se i thërret nëna e tyre, Shqipëri,
E kur nëna ka nevojë ,rënkon ,e ka siklet,
bijtë e saj,
atë kurrë nuk e lënë në këtë vështirësi vetëm .
Ejani, bij të Shqipes, kudo që jeni,
Ejani, vendi ynë po ju pret,
Duhet të ruajmë këtë amanet ,
Që të parët me mundime e sakrifica,
na e kanë lënë trashëgimi të shenjtë.
Ejani, bij në folenë tuaj,
Ejani, Shqipja ka nevojë për ju,
Për mendjen, zemrën dhe duart tuaja,
Që Shqipërinë ta bëjmë më të bukur se kurrë.
Ejani ta stolisim me dashuri e punë,
Të mbushim me shpresë çdo shtëpi,
Se është vendi ynë, është bekimi ynë,
Është nëna jonë e shtrenjtë Shqipëri.
/QendraPress/