Çaste poetike me poeten;- Anila TOTO

Buzë detit
———————
Nga buza bregut
ndjek me sy dallgën
që s’gjeti breg.
Mes qiellit dhe detit
një re e heshtur
që lart më ndjek.
Ajo vjen e rritet
unë zvogëlohem
e qaj për pak.
E më klith shpirti:
Kthehu dallgë!
Dua të mbytem …
Prapë!
/www.QendraPress.com/