Çaste poetike me poetin;-Urim MEZINI

DRITA E ATIJ PRILLI

———————————

Edhe xixëllonjat s’dolën atë natë,

mahnitur mbetën nga drita jote,

një dritë që erdhi nga rrugë e gjatë,

një dritë, të cilën e prisja mote.

Hyjshëm më erdhe atë fundprilli,

në atë gjelbërim me ngjyrë të çelur,

dielli harroi nga ishte perëndimi,

ti në derë, rrije, si një perri e qeshur.

Pak çaste ndenjëm nën atë dritë,

s’të fola, veç rrija të vështroja,

dy fjalë më the që mbetën në shpirt,

e qielli në çast, u mbush me xixëllonja

/QendraPress/