Çaste poetike me poeten;Ramije UKAJ
NË VETMI
—————————
Asnjë trokitje
Nuk më zgjoi nga vetmia
E mbyllur në heshtje
Asnjë festë
Nuk ma solli buzëqeshjen
Që ma premtoi dallëndyshja
E ujëvarës së Korishës
Asnjë shi
Nuk ma shoi etjen
Për t`i buzëqeshur të vërtetës
Kur flet me zemër
Andaj kurdo që buzëqesh
Ia ke dalë të jesh e lumtur
Në vetmin tënde.
/www.QendraPress.com/