Çaste poetike me poeten;-Fetije Jashari BYTYÇI

Lis ndër lisa u rrite nip Ragip Jashari

/ Ragip Jashari vëllai im  Dëshmorë, u vra  me 19 prill 1999,

 po në atë datë i ka lindur i biri që e përtëriu emrin e tij/

——————————————–

Lisat kanë rrënjë në tokën arbërore

Edhe atëherë, kur frynte murrlan mbi Kosovë

Një lis ra Dëshmor e tjetri mbiu si një metorë

Ragipi vëlla Dëshmorë,na la Ragipin shembullor

E fryma atdheut  sikur një lis ndër troje

Freskon kujtesën tonë  për atdhedashuri

Fisit iu shtua zëri e burrëria me trashëgimi

Rritës tënde o lis i japim frymë nga shpirti ynë

Djepit të besës ia përkund ëndrrat me lavdi

Kullës të të parëve ia kemi hapur frëngji  

Lulëbozhuret e Kosovës janë lulegjaku ynë

E rrita jote mbush amanetin se liria është diell.  

/www.QendraPress.com/