Çaste poetike me poetin;-Sami MULAJ

JEMI KËTU QYSH PA ARDHUR DETI

( titulli, thënje lapidare nga poeti himarjot,

“Nderi i Kombit” Lefter Çipa.)

———————————————–

Gurë i sertë, strall i gjallë

zbritë nga Shkelzeni

mal i lartë,

në Himarë sot më çeli dita,

duke e puth ketë tokë të bekuar

e të lashtë

me poetin Lefter Çipa.

Të dy bashkë folëm me kengë,

Iso labe,

e dardane asjerçe

me “Prite, e t’Prita”.

Detin e ulëm në gjunjë,

dorëzuar,

duart lart batica e zbatica,

në rrenjë guri ju kam gjetë në fillim kur erdha

na tha,

në rrenjë guri

edhe sot ju prita.

2. UNË DHE DETI

Me sytë nga deti

shiko e shiko,

deti me syte prej meje

shiko e shiko…

Ja ku jemi të dy,

të dy jemi dete.

Malli, është deti im.

/QendraPress/