Oda e Prizrenit dhe Oda e Zejtarëve të  Koblenzit  organizuan Ekspozitën dimërore të  zejtarisë në Prizren e cila pati shume sukses.

     Të enjten, në  mjediset e Shtëpisë së Kulturës   në  Prizren, Oda e Prizrenit dhe Oda e Zejtarëve Koblenzit të  Gjermanisë  organizuan Ekspozitën Dimërore të  zejtarisë në Prizren. E ku në  hapje të kësaj ekspozite  pos  45 pjesëmarrësve  , nga  96  zejtarë sa kanë  shprehur  dëshirën e që të jenë  , por  për shkak të hapësirës  janë  vetëm 45 zejtar, e nderuan edhe ministrja Rozeta Hajdari. Nga Oda e Zejtarëve të  Kobelnzit  ishte shefja e  projekteve Konstanze Kysel, zv .ministri i Kulturës Sylejman

 Elashani,   Zef Dedaj  koordinator nga nga KIESA . Drejtori i Turizmit në Prizren Ramadan Tarashaj dhe shumë e shumë pjesëmarrës të tjerë.  Fillimisht  hapjen e këtij panairi , e ka  bërë  kryetari i kësaj Ode  Afrim Tejeci, i cili ka  folur  për  këtë  organizim si dhe rolin dhe rëndësinë që ka  kjo ekspozitë. Ai ka falënderuar  edhe  bashkorganizatorët.

Këtë  hapje e ka përshëndetur edhe  Dren Krusha koordinatorë i Odës   se Zejtarëve të Kobleuzit  për Kosovë, i cili ka  falënderuar përkrahjen dhe njëherit ka  uruar që kjo ekspozitë të shërbejë në  veprimet e mëtejme të  Odës

Ministrja Rozeta  Hajdari me këtë rast  ka  falënderuar drejtorin Tejeci  dhe ka potencuar se ne  tashmë  po  bëjmë shumë  për  zejet sepse kjo është edhe  detyrë dhe  trashëgimi nga të parët tanë., Pastaj ajo tregoi se ata që  kualifikohen do të jenë artizan.

Kurse   pati edhe një program të pasur artistik.  Pas  programit artistik është  mbajtur edhe një diskutim në panel i ishin ;Afrim Tejeci.drejtor i Odës  së Prizrenit   ,  Zef Dedaj  koordinator i KIESA Oda e  Zejtarëve të  Koblenzit zonja  Kostanze  Kysel  . Nga  komuna e Prizrenit  drejtori  Ramadan Tarashaj dhe  Edona Turtulla Rada. Ku më këtë rast janë trajtuar edhe temat që lidhen  me ligjin që  duhet të  kenë  zejtarët  si dhe është bërë krahasimi mes  Kosovës e Gjermanisë  sa i përket  zejeve tradicionale .

Kurse  si pjesëmarrës  folën edhe Liri Ramadani nga Posta  e Kosovës  përfaqësues rajonale në Prizren që  tregoi  për  disa   angazhime që tashme i kryen  posta në shërbim të qytetarëve të mos shkoj në Prishtinë  si vula apostolike , pastaj edhe një numër   shërbimesh tjera shumë të rëndësishme .Shpresa Makasqi  pastaj foli për rolin dhe rëndësinë që kanë këto panairi dhe  tha se mundet të jetohet mirë.

Edhe drejtori Tejeci   tha se këto panaire e kanë si qëllim  që të  krijohen kushte sa më të mira për  zejtarët. Kurse  për mbështetje  tyre  edhe Ramadan Tarashaj  tha se këto  ekspozita janë shumë të rëndësishme .Kjo  përfundon  sot  më 21  dhjetor 2025, Kurse   gjithë  pjesëmarrësit me këtë rast  kanë mbetur shumë të kënaqur e  padyshim Ergyle Gjurgjialo me këtë rast ka  folur edhe  për traditën e  plisit. Ajo tregon se  tashmë ngadalë plisit  po i rikthehet tradita dhe  ajo që  vlenë  të  thuhet se ne  pa plis  nuk  kemi si ta identifikojmë edhe kombin tonë. Zonja  Ergyle  me  aktivitetin e dhe  angazhime e sajë  Tashmë  po tregon  një gra  lidere në zejtari e cila meriton shumë./www.QendraPress.com/