Çaste poetike me poeten;-Sadete HISENI

E re kjo borë

——————-

E re kjo borë, e bardhë si zemër Nane

Qe edhe pse humbë ka djalin e saj

Lutet për djemtë e Naneve

si shoqe të saj

Oh sa e ftoftë kjo borë

E re kjo borë sot, e bardhë

Si mantelë bardhët e qytetit tim

Që thonë jem këtu

Veç edhe sa për një ditë buzëqeshje

Më shumë

E bardhë, e re kjo borë

Si këmishë bebe

Por e ftohtë e acartë

E ngrirë, si lidhjet njerëzore të këtij çerek shekulli

Që për pak i këputen të gjitha arteriet

E kësaj bote që sillet luhaqë

E re kjo borë ?

/www.QendraPress.com/