Fryma poetike e së dielës me poeten:- Ermira BEZATI

Dielli mban me hatër
————————————-
Në ç’pjesë të tokës moj jeton ti?
Çfarë i bën ti diellit,me hatër të mban!
Më thuaj të lutem shumë dua t’a di,
Vajzat si ti, nuk gjenden nga këto anë.
Beli jot i hollë,gusha pa gjerdan,
Shumë bukur po dukesh, vall a e di?
Cfarë i bën ti diellit,me hatër të mban!
Ku ka qenë e fshehur gjithë kjo bukuri.
Kush të sheh ty, zemra fillon i qanë…!!
Si s’të kishin parë,si s’të kishin prekur,
Çfarë i bën ti diellit,me hatër të mban!
As rrufe e breshër ty s’të kishin gjetur.
E fshehur nën qerpik, në lotin e tretur,
Sapo u ngroh koha ti çele përnjëherë,
Dielli kur të pa, pa gojë kishte mbetur,
Prandaj të gjitha stinët i bëri pranverë.
Derdhur pa përtesë flokët mbi supe,
Bukurisë së tyre s’po u gjendet derman,
Yjet e qiellit more dhe ja hodhe syve,
Tani kuptoj pse dielli me hatër të mban.
/www.QendraPress.com/