Disa të dyshuar ia vjedhin portofolin një personi në Prizren, Policia po heton rastin
Disa persona dyshohet se ia kanë grabitur portofolin një burri në Prizren. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti po hetohet.
“GRABITJE- Prizren / 07.01.2025 – 18:15. Është raportuar se disa persona të panjohur i kanë grabitur portofolin ankuesit mashkull kosovar. Personat e dyshuar pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore.”