Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon ashpër kërcënimet ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu

            Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH, dje ka lëshuar një komunikatë  zyrtare lidhur me  kërcnimin që i është bërë kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren Petrit Kryeziu. Në komunikatë thuhet :‘’Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon ashpër kërcënimet ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu, të cilat vijnë nga një person i dyshuar për disa vepra penale. Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të në drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore.

Për më tepër, çdo përpjekje për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës zyrtare në funksion të forcimit të sundimit të ligjit është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.’’thuhet  në komunikatë. /QendraPress/