Çaste poetike me poeten:- Margarita Nikolli BARDHI

ZHGËNJIM

——————————-

Këmishën shpirtit ia ke rreckosur,

nëpër stuhi fjalësh e n’rrëke dhimbjesh je masakruar.

Je zgjuar përlotur në dihatje

mbetur ëndrrave i paplotësuar.

Sa shumë e zhvlerësove veten

u vetëmohove për të tjerë!

E çfarë fitove? – mund të të pyesin.

Një zhgënjim vrastarë n’udhëkryq mbet i mjerë.

Mundi e sakrifica të shkuan si mish për top,

mosmirënjohja lulëzon vaditur me lot.

Gjumi endacak merr arratinë me shpresa të varura në ëndërra.

Ndër lëngata pulson e kristalesh thyhet zemra.

/QendraPress.com/