Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me GIZ Kosova dhe Makerspace Innovation Center Prizren

Në kuadër të forcimit të mbështetjes për zhvillimin e bizneseve të reja Start-Up dhe nxitjen e inovacionit, sot Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me GIZ Kosova dhe Makerspace Innovation Center Prizren, për realizimin e projektit të Inkubatorit të Bizneseve Start-Up dhe Pre-akseleratorit.

Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të ekosistemit të ndërmarrësisë në vend, duke rritur mundësitë për sukses dhe qëndrueshmëri të bizneseve të reja Start-Up në inovacion e teknologji.