Fryma poetike e së mërkurës me  poetin;-Gëzim AJGERAJ

ROZAFA

—————————–

Ajo fle lakuriq nën gur

dhe nga afshi i shpirtit

shtrydh gjirin për rritën e nesërme

jeta le të frymojë përtej poshtë kalasë

si në legjendën për nusen muranë

Rrjedhin motet, rrjedh jeta

dhe gjiri i një nëne në mur

vetëm besë e dashuri njeriu ka mbetur në legjendë

për shëmbëlltyrën e së nesërmes

Le të rrjedhë e rritet jeta

nën gjirin e saj plot afsh

Ore, më thuaj kush e murosi nusen

për besë, Zot e Atdhe

Rozafë, Rozafa i thënçin

/QendraPress.com/