Fryma poetike e së mërkurës me  poeten;-Xhemile ALIU

SHKURTI

—————————

Mirë se erdhe edhe ne të pritëm

Pak nga pranvera që të ofrohem

Ngrica acar të dimrit t’venitën

N’pragë pranvere shpirti freskohet

Shkurti shkurt dhe ne po i biem

Mos të plakemi në këto ditët tuaja

Mos na ngrihet shpirti i cvilitur

T’na vie pranverë e lulëzuar

Iku sa shpejtë iku edhe janari

Me plotë ngrica acar e bardhësi

Porsi thinjat në kokë t’moshuarit

Rrudhat në ballë , porsi flori

Mirë se na erdhe or i bekuar

Edhe ne të bekuar qofshim

Me gjithë të mirat e kalofshim

Me dashuri të kapërcefshim

/QendraPress.com/