Çaste poetike me poeten;- Kristina Ndoci TINA
Kujtimet hedh në letër
—————————
Shpesh në fshatin tim bredh në kujtime,
burimet malit mu kujtuan mua këtë herë,
sa herë kam pirë ujë e etur në ato burime,
më kujtohet një rast,ish ditë e ngrohtë,verë.
Isha e rrethuar nga një gjelbërim i harlisur,
bari ish me hije të ndritshme të gjelbër,
isha e lodhur e tepër e etur si e shastisur,
u ula për të pirë ujë tek burimi në qendër.
Gjithandej nëpër kodra lule shumëngjyrëshe,
petalet e tyre lëkundeshin nga era e butë,
ajrin mbushte aroma e tyre e këndshme,
unë me ujin e burimit lagesha çdo minutë.
Shkurret plot e përplot trëndafila të egër,
vrapoja shtrija dorën të prekja petalet,
ndjeja përsosmërinë e
aromën kisha përzemër,
më bënin përshtypje të gjitha detalet.
Pemë me fruta te egra kishte në çdo anë,
mollë,dardha,mushmolla,thana e gorica,
rrush qylyk varej në një pemë matanë,
para më del shpeshherë mua ajo skica.
Të gjithave nga pak unë ua provoja shijen,
në tingujt e rrjedhjes së burimit,sa mrekulli,
me grushtin plot manaferra zgjidhja hijen,
nën fërshëllimën e gjetheve gjeja qetësi.
Gumëzhinin bletët rreth luleve shumëngjyrëshe,
zogjtë në pemë ja merrnin këngës n’afërsi,
unë aq krenare për vendin e stërgjyshërve,
oh sa mirënjohëse jam për atë bukuri.
Në anën tjetër të malit shoh një ujëvarë,
që rrjedh poshte nga një
shkëmb guri,
ngrihem nga ku isha shtrirë përmbi barë,
pi me grusht uje nga burimi,m’buzëqeshte nuri.
Bëj përpara,marr frymë thellë e gëzuar,
Duke shijuar bukuritë e qetësinë e natyrës,
në një pellg peshq me hijeshi duke notuar,
uji kristal,më dukej vetja si para pasqyrës.
Rreth e rrotull një oazë e bukur paqësore,
thua është Universi me gjithë dukuritë e tij,
më mahnitnin bukuritë me pamje engjëllore,
rrugës së fshatit tim kur isha veçse fëmijë.
Shkëputem kujtimesh si çdo herë tjetër,
por me dëshirë të gjitha ti hedh në vargje,
me nostalgji marr penën e një copë letër,
shpejtoj ti hedh,të mos humb ato pejsazhe.
/QendraPress.com/