Çaste poetike me poeten:-Arta ZAJMI

QENIE E DELIRE

——————

E kupton një qenie si ndihet,

Kur ti e respekton,

Dosido ndien diçka për te,

Apo ne te kundërtën,

E fyen qenien e saj.

Sa mizori,sa e trishte,

Asnjë kuotim s i dhe,

Jo vetëm këtyre fjalëve,

Por e zhbive te bukuren fjale,

E humbe ne kthetrat e se ëmblës dashuri,

Ngjyrimin e ditëve te mira,

Se emocionet flasin vete,

I ngjajnë netëve te çiltra me hënë,

Mu atëherë kur fjale e ëmbël bucet,

Kureshtare ne vazhdën e te pathënave

Shpesh nga egoja rrëshqet fjale e zbehte,

Qe s duhej thene vend e pa vend

E dëmtove thjesht nje personalitet,

Dhe jo vetëm ,një person qe e la vete.

Menduar apo me hezitim,

Fjale e ëmbël gjen shërim.

/QendraPress.com/